Sunday, November 24, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Mërkurë,7 Gusht 2024

Rajoni,Europa Moti-E Mërkurë,7 Gusht 2024

Do të VIJOJE Republika e Kosovës nën mbizotërimin e masa ajrore të qëndrueshme, të cilat do të diktojnë mot të kthjellët përgjatë gjithë 24 orëshit në Kosovë. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë; dominim të kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kalimtare, të cilat më prezente do të jenë në zonat Veriore POR nuk do të ketë reshje; Temperaturat e ajrit do të ULEN lehtë në mëngjes POR rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 34°CEra do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 35 km/h përgjatë gjithë ditës nga drejtimi kryesisht, Veriperëndimor.

Maqedonia e Veriut do të PARAQITET nën dominimin e intervaleve të gjata me diell në pothuajse të gjithë  vendin, të cilat më të dukshme  do të jenë në zonat Jugore. Ndërsa në orët vijuese dhe kryesisht gjatë pasdites parashikohet që vranësirat të shfaqen në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut, POR nuk do të mund të gjenerojnë reshje. Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në vlerat minimale, POR rriten maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga 13°C vlera minimale deri në 38°C vlera maksimale në rang vendi. Ndërkohë; Era do të fryjë  mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 30  km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor.

Si pasojë e zhvillimit të ciklonit të Islandës; do të diktojë kushtet atmosferike në Europën veriore dhe Lindore; duke sjellë vranësira dhe rrebeshe shiu të shoqëruara herë pas here me stuhi të frota ere. Po ashtu; me vranësira dhe reshje shiu PARAQITEN Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre. Ndërsa; moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të dominojnë në;  gadishullin Iberik; gadishullin e Ballkanit si edhe brigjet e Egjeut; si pasojë e masave ajrore me origjinë Afrikane.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments