VIJON i ftohti Siberian ndikimin e kushteve të motit në Republikën e Kosovës; duke sjellë kryesisht alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta. Më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore POR nuk priten reshje. Problematike do të mbeten ngricat në akset rrugore për shkak të temperaturave disa gradë nën zero në të gjithe Kosovën. Temperaturat e ajrit do të mbete të ulëta në orët e mëngjesit POR rriten ndjeshëm në mesditë duke luatur vlerat ditore nga -5°C deri në 4°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites POR mesatare gjatë pasdites duke arritur hpejtesinë maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi Verior dhe Verilindor.
Edhe gjatë ditës së mërkurë; Moti i kthjellët POR i ftohtë do të jetë dominante në të gjithë Republikën e MV KU kthjellimet do të jenë prezente gjatë orëve të paradites NDERSA Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të shpeshta në të gjithë territorin e MV; megjithatë mundësia për reshje është thuajse zero. Përsa i përket; Temperaturat e ajrit do të mbete të ulëta në orët e mëngjesit POR rriten ndjeshëm në mesditë duke luatur vlerat ditore nga -7°C deri në 4°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë mesatare paardite dhe pasdite duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht verilindor.
Europa Lindore dhe vendet Nordike do të vijojnë nën ndikimin e temperaturave ekstremisht të ulëta dhe vranësirave të dendura, të cilat parashikohet të gjenerojnë reshje të konsiderueshme dëbore. Gjithashtu; vranësira të shpeshta, reshje të dendura shiu si edhe stuhi të forta ere do të kenë; Ishujt Britanikë dhe Europa Qëndrore KU parametri i erës; në Britani do të arrijë mbi 100 km/h NDERSA Europa Jugperëndimore, gadishulli i Ballkanit si edhe brigjet e Egjeut do të jenë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe tenmperaturave të ulëta.