Sunday, November 24, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Mërkurë,17 Janar 2024

Rajoni,Europa Moti-E Mërkurë,17 Janar 2024

Kosova në pjesën e parë te ditës do të jetë nën ndikimin e intervaleve të gjata me kthjellime, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Jugore. Ndërsa në Veriperëndim dhe Veri të vendit kalimet e vranësirave do të jenë më të shpeshta. POR pasmesdite vranësirat parashikohet të shtohen në të gjithë territorin, KU më të dukshme pritet të jenë në orët e mbrëmjes në zonat Perëndimore të Kosovës duke krijuar dhe mundësi për reshje të pakta. Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë kostante në vlerat minimale, POR do të rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 2°C minimalja deri në 7°C vlera maksimale në rang territori.  Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtesinë maksimale 38 km/h nga drejtimi Verior dhe veriperëndimor.

Republika e MV parashikohet që përgjatë gjithë 24 orëshit të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash. Kthjellimet do të jenë më të dukshme në orët e para të mëngjesit dhe gjatë mesditës në territorin e MV. Ndërsa orët vijuese do të shtojnë gradualisht vranësirat në të gjithë vendin, KU më të fokusuara do të jenë në zonat perëndimore. Në zonat përgjatë kufirit me Shqipërin në orët e mbrëmjes dhe natës vonë vranësirat pritet të sjellin reshje të pakta. Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në vlerat minimale, POR do të rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 3°C minimalja deri në 9°C vlera maksimale në rang territori.  Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites POR deri mesatare gjatë pasdites dhe mbrëmjes duke arritur shpejtesinë maksimale 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor.

Si pasojë e aktivizimit të ciklonit të Islandës; Britania e madhe, brigjet veriperëndimore të Europës deri poshtë në Jugperëndim të kontinentit do të karakterizohen nga vranësira si edhe  reshje të dendura shiu e stuhi të forta ere KU problematike situata paraqitet për ishujt Britanikë dhe gadishullin Iberik. Po ashtu; Europa Lindore si edhe rajoni i Balltikut do të përfshihen nga stuhi dëbore dhe temperatura ekstremisht të ulëta NDERSA nën ndikimin e motit të qëndrueshëm do të jenë; brigjet e Egjeut, Brigjet e detit të zi dhe pjesërisht rajoni i Ballkanit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments