Saturday, November 23, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Mërkurë,1 Maj 2024

Rajoni,Europa Moti-E Mërkurë,1 Maj 2024

Pjesa më e madhe e territorit të Kosovës; do të jetë nën dominimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë mbizotërim të vranësirave dhe shirave të dobët dhe lokalë;  Më të dukshme reshjet PARAQITEN në zonat veriore dhe veriperëndimore. Ndërsa në vijim do të theksohen vranësirat dhe reshjet në të gjithë republikën e Kosovës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në mëngjes POR ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 23°C.  Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 45 km/h nga drejtimi kryesisht JUGOR.

Republika e MV do të paraqitet; nën ndikimin e vranësirave të shpeshta në pjesën më të madhe të territorit KU herë pas here vranësirat do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar reshje të pakta shiu POR nuk do të mungojnë edhe intervalet me kthjellime. Orët e pasdites do të sjellin mbizotërim të vranësirave dhe shirave në pjesën më të madhe të MV, KU më të theksuara reshjet do të jenë në zonat Jugore dhe Jugperëndimore të republikës së MV. Përsa i përket; Temperaturave të ajrit do të pësojnë rritje gjatë orëve të mëngjesit duke shënuar vlerën minimale 6°C në qytetin e Gostivarit POR mesdita sjell rënie të tyre KU vlera maksimale pritet në qytetin e Manastirit deri në 24°C. Ndërkohë; Era do të fryjë  mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 40  km/h nga drejtimi permanent JUGOR.

Një sistemi të fuqishëm vranësirash do të përfshijë brigjet Perëndimore – Jugperëndimore të kontinentit do të diktojë kushtet e paqëndrueshme atmosferike në: Britaninë e madhe; Alpet e Europës si edhe gadishullin Iberik duke sjellë reshje të dendura shiu dhe erëra të forta. Po ashtu, Veriu i Ballkanit do të paraqitet me vranësira dhe rrebeshe shiu NDERSA moti i kthjellët do të mbizotërojë në; Europën Veriore, pjesërisht Qëndrën e kontinentit si edhe brigjet e Egjeut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments