Që në orët e para të mëngjesit Republika e Kosovës do të jetë nën dominimin e vranësirave të shumta. Parashikohet që vranësirat të pësojën zhvillime të herë pas herëshme dhe të sjellin reshje dëbore në pjesën më të madhe të territorit të Kosovës. POR pritet që reshjet më të dukshme të jenë në pjesën e dytë të ditës, KU kryesisht do të jenë të fokusuara në zonat Veriore dhe Lindore.; Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, POR do të ritten lehtë në mesditë duke u luhatur nga -5°C minimalja e shënuar në qytetin e Podujevës deri në 9°C vlera maksimale e cila do të shënohen në Gjakovë. Era do të fryjëe fortë si paradite edhe gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi Jugor kryesisht.
Pjesa e parë e ditës në Maqedonin e Veriut do të jetë me vranësira të shumta të cilat do të pësojnë zhvillime duke sjellë reshje të izolauar dhe të përkohshme në pothuajse të gjithë vendin. POR pas mesdite parashikohet që reshjet të bëhen më të dukshme në të gjithë territorin, KU më të theksuara pritet të jenë në Veri dhe pjesërisht në zonat Qëndrore. Përsa i përket; Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara gjatë mëngjesit, POR do të rriten në mesditë duke u luhatur nga -5°C vlera minimale deri në 8°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor – Juglindor.
Kontinenti Europian në pjesën më të madhe të tij parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, duke sjellë në Europën Veriore dhe Lindore vranësira të shumta të cilat do të gjenerojnë reshje dëbore. Poashtu me reshje dëbore PARAQITEN Alpet e Europës dhe pjesërisht Europa Qëndrore. Gjithashtu me reshje shiu priten të jenë Ishujt Britanik dhe pjesa më e madhe e Europës Jugore. Ndërsa me mot të qëndrueshëm do të jenë pjesërisht Brigjet e Egjeut dhe Europa Veriperëndimore.