Tuesday, October 22, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Martë,9 Janar 2024

Rajoni,Europa Moti-E Martë,9 Janar 2024

Masat ajrore me origjinë Polare do të kushtëzojnë në Republikën e Kosovës; mot kryesisht të qëndrueshëm duke bërë që kthjellimet të jenë dominante deri pas – mesditës kur pritet të shfaqen vranësirat; si fillim në zonat veriore dhe gradualisht gjatë pasdites do të përfshijnë të gjithë territorin e Kosovës duke sjellë reshje të izoluara dëbore. Parashikohet që orët e vona të natës të sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike në pjesën më të madhe të republikës së Kosovës. Temperaturate ajrit do të pësojnë RENIE si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke  luatur vlerat ditore nga minimalja -5°C dhe maksimalja do të ngjitet deri në 6°C.  Era do të fryjë mesatare; por herë pas here forcohet duke arritur shpejtesinë maksimale 50 km/h nga drejtimi permanent Verilindor.

Republika e MV do të dominohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë  që moti i kthjellët POR relativisht i ftohtë të jenë prezent gjatë paradites në të gjithë territorin e MV herë pas here pritet shtim i vranësirave duke sjellë reshje të izoluara dëbore,  më të dukshme në zonat Veriore dhe Veriperëndimore. Orët e pasdites dhe mbrëmjes do të vijojnë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave në pjesën më të madhe të MV POR pa reshje. Parashikohet që ngricat në akset rrugore të shfaqen sërisht në MV. Përsa i përket;  Temperaturave të ajrit do të pësojnë sërisht RENIE në mëngjes DHE në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 8°C.  Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 38 km/h nga drejtimi permanent verilindor.

Vendet e Europës Lindore si edhe pjesërisht Qëndra e kontinentit do të MBETEN nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të dendura të dëborës, herë pas here priten edhe mini-stuhi të forta ere, situatë kjo si pasojë e prezencës së një qëndre ciklonare e zhvilluar në veri-verilindje të Europës. Po ashtu; vranësira, rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere do të ketë në briigjet e detti të zi NDERSA nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave relativisht të ulëta PARAQITEN Europa Veriore,  rajoni i Balltikut si edhe gadishulli i  Ballkanit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments