Masat ajrore të qëndrueshme që janë zhvendosur mbi rajonin Ballkanit do të diktojnë kushtet e motit edhe në territorin e Kosovës, duke bërë që përgjatë gjithë 24 orëshit Kosova të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash. Parashikohet që kthjellimet të jenë dominante gjatë orëve të para të mëngjesit dhe mesditës. Ndërsa vranësirat theksohen në pjesën e dytë të ditës, KU më të fokusuara do të jenë në zonat Veriore dhe Lindore. Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 29°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 30 km/h përgjatë gjithë ditës nga drejtimi Verior.
Maqedonia e Veriut për gjatë gjithë ditës së martë parashikohet të MBETET nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme të cilat do të sjellin alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash në territorin e vendit. Kthjellimet pritet që më të dukshme të jenë gjatë paradites në një pjesë të mirë të Maqedonisë së Veriut. Ndërsa orët e mesditës dhe pasdites do të shtojnë përkohësisht vranësirat në të gjithë vendin. POR mbrëmja dhe nata vonë largojnë gradualisht vranësirat. Përsa i përket; Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në vlerat minimale dhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 12°C vlera minimale deri në 31°C vlera maksimale në rang vendi. Ndërkohë; Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale 40 km/h nga drejtimi Verior.
Britania e Madhe dhe Europa Veriore pritet të jenë nën ndikimin e vranësirave të dendura të cilat do të gjenerojnë rreshje shiu. Gjithashtu Europa Qëndrore dhe gadishulli Iberik PARAQITEN me vranësira të shumta dhe reshje shiu, KU herë pas here reshjet në këto rajone të kontinentit do të jenë edhe në formë rrebeshi. Ndërsa pjesa tjetër e Europës Jugore parashikohet të jetë nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm. Po ashtu përmirësohen kushtet atmosferike edhe në Europën Lindore, duke bërë që në pjesën më të madhe të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime të shpeshta vranësirash.