Monday, November 25, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Martë,21 Maj 2024

Rajoni,Europa Moti-E Martë,21 Maj 2024

Orët e paradites do të PARAQITEN nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta  në të gjithë Republikën e Kosovës; POR pas – mesditës pritet dendësim i vranësirat si fillim në zonat veriore dhe gradualisht gjatë pasdites do të përfshijnë të gjithë territorin e Kosovës duke krijuar kushte të favoreshme për reshje shiu. Parashikohet që në orët e vona të natës të sjellin shpeshtim të vranësirave në të gjithë  territorin e Kosovës. Temperaturate ajrit do të pësojnë RRITJE sërisht në orët e mëngjesit POR ulen maksimumet duke u luhatur; vlera minimale 10 °C dhe në qytetin e Podujevës dhe maksimalja do të ngjitet deri në 25°C në Gjakovë. Era do të fryjë mesatare; POR herë pas here e fortë duke arritur shpejtesinë maksimale 50 km/h nga drejtimi permanent Jugor

Do të vijojnë; kushtet e qëndrueshme atmosferike ndikimin e tyre në të gjithë republikën e MV duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash KU më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat veriore dhe verilindore të MV. Kjo situate atmosferike do të na shoqërojë deri pasdite KUR pritet që vranësirat të shtrihen në pjesën më të madhe të territorit të republikës së MV duke gjeneruar rrebeshe shiu në të gjithë MV. Përsa i përket: Temperaturave të ajrit do të pësojnë sërisht RRITJE në vlerat minimale POR ulen maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga 11°C minimalja deri në 26°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë paradite POR forcohet pasdite duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 55 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor.

Si pasojë e prezencës së dy qëndrave të fuqishme ciklonare përkatësisht; në veri dhe verilindje të kontinentit me ndikim deri në Alpet Europiane; do të kushtëzojnë, motin në këto rajone KU rajoni i balltikut si edhe Europa Lindore do të kenë reshje të dendura shiu e stuhi të frota ere. Po ashtu; me rrebeshe shiu do të MBETET Europa Qëndrore POR reshjet do të jenë kalimtare NDERSA pjesa tjetër e kontinentit Europian do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë dominante.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments