Saturday, November 23, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Martë,16 Prill 2024

Rajoni,Europa Moti-E Martë,16 Prill 2024

Territori i Kosovës përgjatë gjithë ditës; do të jetë me vranësira të dendura dhe shira me intensitet të ulët deri mesatar. Më të dukshmë shirat paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore të republikës së Kosovës. Parashikohet që edhe pasdita të vijojë në kushte të paqëndrueshme atmosferike KU vranësirat;  herë pas here do të pësojnë zhvillime të përkohshme duke gjeneruar rrebeshe shiu. Përsa i përket; Temperaturave të ajrit do të pësojnë RENIE të lehtë në mëngjes POR do të ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 24°C. Era do të fryjë mesatare paradite POR deri e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale 65 km/h nga drejtimi Jugperëndimor.

Pjesa më e madhe e territorit të MV parashikohet që të jetë nën dominimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë mbizotërim të vranësirave dhe shirave KU herë pas here do të jenë rrebeshe;  Më të dukshme reshjet priten në zonat Perëndimore dhe Jugperëndimore. Ndërsa në vijim do të theksohen vranësirat edhe në veriperëndim të MV duke sjellë shira Ku herë pas here do të jenë në forme rrebeshi. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në mëngjes POR maksimalet do të pësojnë rënie të ndjeshme të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 24°C. Ndërkohë parametri i Erës do të pësojë rritje të intensitetit duke bërë që herë pas here të arrijë shpejtësinë 65  km/h nga drejtimi kryesisht Jugor – Jugperëndimor.

Zhvillimi i një qëndre të fuqishme ciklonare në Jug të Europës; me ndikim në të gjithë rajonin e Mesdheut do të sjellë; vranësira dhe reshje të dendura shiu në gadishullin Apenin, gadishullin e Ballkanit si edhe brigjet e detit të zi; herë pas-here priten edhe stuhi të forta ere. Po ashtu; do te vijojë Europa Qëndrore dhe ajo Lindore me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë Ndërkoh`; nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta do të PARAQITEN vetëm Ishujt Britanikë si edhe gadishulli Iberik.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments