Deri në mesditë; Republika e Kosovës; PARAQITET nën ndikimin e motit të qëndrueshëm, duke bërë që të ketë kthjellime dhe vranësira të lehta POR pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të shpeshta duke sjellë vetëm momente me pika shiu, në zonat veriore – veriperëndimore të Kosovës. Parashikohet që të njëjtat kushte meteorologjike të vijojnë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale POR rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 4°C vlera më e ulët deri në 20°C vlera maksimale në rang territorit. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi kryesisht verilindor.
Republika e MV do të dominohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që kthjellimet të jenë prezente në të gjithë territorin e MV herë pas here priten kalime vranësirash të shpeshta; më të theksuara në zonat në kufi me Shqipërinë por nuk priten reshje. Orët e pasdites do të vijojnë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave në pjesën më të madhe të MV. Përsa i përket Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes POR rriten në mesditë duke u luhatur nga 3°C vlera më e ulët deri në 22°C vlera maksimale në rang territorit. Era do të fryjë mesatare paradites POR forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor.
Gadishulli Apenin dhe Europa Qëndrore parashikohet të jenë nën ndikimin e vranësirave të shumta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu të shoqëruara me stuhi afatshkurtra ere. Gjithashtu me vranësira të dendura dhe reshje shiu PARAQITET Britania e Madhe dhe Europa Veriore, KU reshjet herë pas here do të jenë në formë shtrëngate. Ndërsa Europa Lindore dhe pjesa me e madhe e Pellgut të mesdheut priten të jenë nën dominimin e masave ajrore të qëndrueshme, të cilat do të sjellin alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash.