Tuesday, November 5, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa  Moti-E Martë, 5 Nëntor 2024

Rajoni,Europa  Moti-E Martë, 5 Nëntor 2024

Republika e Kosovës, do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta KU më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat veriore – veriperëndimore. Gjatë orëve të pasdites, vranësirat  do të bëhen të dukshme pothuajse në të gjithë territorin e kosovës, megjithatë mundësia për reshje është thuajse zero. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në vlerat minimale POR rriten maksimumet duke u luhatur nga 2°C vlera më e ulët deri në 23°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë e lehtë gjatë gjithë ditës me shpejtësinë deri në 25 km/h nga drejtimi permanent Lindor.

Pritet një rënie e lehtë dhe graduale e vlerave Barike duke sjellë mot të kthjellët POR pak të freskët në republikën e MV.  Parashikohet që pasditja, të sjellë kalime vranësirash kryesisht në të gjithë MV KU më të dukshme do të jenë në zonat Jugore dhe Juglindore; megjithatë nuk priten reshje; Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në vlerat minimale POR rriten maksimumet duke u luhatur duke u luhatur nga nga 2°C vlera minimale deri në 24°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë përgjatë gjithë ditës  me shpejtesinë deri në 25 km/h nga drejtimi permanent Lindor.

Do të VIJOJE Europa Lindore nën mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm KU vranësirat dhe reshjet e dendura të dëborës do të jenë prezente. Po ashtu; Britania e madhe do të përfshihet nga një sistem i fuqishëm vranësirash duke sjellë rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere NDERSA  vijon ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme në pjesën më të madhe të kontinentit Europian duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments