Republika e Kosovës, do të karakterizohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta KU më të theksuara kthjellimet do të jenë në zonat veriore – veriperëndimore; Gjatë orëve të pasdites, vranësirat do të bëhen të dukshme pothuajse në të gjithë territorin e Kosovës, megjithatë mundësia për reshje është thuajse zero. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulëta në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat termike nga -6°C vlera më e ulët deri në 8°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë gjithë ditës me shpejtësi deri në 55 km/h nga drejtimi permanent verilindor.
Vijon; depërtimi masave ajrore me origjinë verilindore duke sjellë; mot të kthjellët dhe të ftohtë në të gjithë republikën e MV; Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes; të sjellin vranësira disi më të shpeshta në territor KU më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat Jugore dhe Juglindore; megjithatë nuk priten reshje; ri-kthehen ngricat e theksuara në akset rrugore; Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulëta në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat termike nga -5°C vlera më e ulët deri në 6°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtesinë deri në 55 km/h nga drejtimi permanent verilindor.
Një sistemi i fuqishëm vranësirash që ka përfshirë brigjet Juglindore të kontinentit do të diktojë kushte të paqëndrueshme atmosferike përkatësisht në brigjet Greke dhe brigjet e Detit të zi duke sjellë reshje të dendura shiu si edhe stuhi të forta ere; Po ashtu; me reshje dëbore si edhe temperatura të ulëta do të vijojë situata meteorologjike në; Europën Veriore dhe atë Lindore NDERSA motit i kthjellët POR i ftohtë do të mbizotërojë në gadishullin Iberik; gadishullin e Ballkanit si edhe Europën Qëndrore; situatë kjo si pasojë e masave ajrore të ftohta dhe të thata me origjinë kontinentale.