Republika e Kosovës do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta gjatë orëve të para të ditës. Parashikohet që më të fokusuara vranësirat të jenë në zonat Veriore dhe Verilindore të territorit POR pas mesditës dhe në vijim pritet shtim i vranësirave të cilat do të gjenerojnë reshje shiu në të gjithë republikën e Kosovës POR reshjet do të jenë në sasi të pakta. Përsa i përket; Temperaturave të ajrit do të pësojnë RENIE si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke u luhatur nga 3°C minimalja deri në 19°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht verior.
Pjesa e parë e ditës në MV do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, KU kthjellimet më të dukshme do të jenë në zonat Jugore – Jugperëndimore. Ndërsa vranësirat do të jenë të fokusuara në zonat Verilindore të vendit; Parashikohet që orët e mesditës dhe në vijim të sjellin përmirësim të theksuar të motit duke bërë që i gjithë territori i MV të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C minimalja deri në 21°C vlera maksimale në qytetin e Manastirit. Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë 24 – orëshit duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 38 km/h nga drejtimi verior.
Do të MBETET Europa Jugore nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke sjellë intervale të gjata me kthjellime dhe temperatura të larta KU më të dukshme kthjellimet PARAQITEN në brigjet e Egjeut si edhe brigjet e detit të zi. Gjithashtu; me kthjellime, vranësira të lehta si edhe temperatura relativisht të larta do të jetë Europa Qëndrore NDERSA nën ndikimin e vranësirave të shpeshta VIJOJNE ishujt Britanikë si edhe gadishulli Iberik duke gjeneruar herë pas here; rrebeshe shiu dhe stuhi të forta ere. Po ashtu; Europa Veriore dhe ajo Lindore MBETEN nën mbizotërimin e reshjeve të dëborës dhe ngricave të theksuara përgjatë gjithë 24-orëshit.