Republika e Kosovës do të jetë nën dominimin e masave ajrore të qëndrueshme gjatë paradites; duke sjellë dominim të motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta; Gjatë pasdites; do të ketë vranësira disi më të shpeshta në shumë zona të Kosovës KU në zonat Jugore do të gjenerojnë reshje të izoluara dëbore; Përgjatë luginave do të ketë mjegull të dendur në orët e para të mëngjesit; Temperaturat e ajrit do të MBETEN kostante në vlerat e mëngjesit POR ulen lehtë në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -4°C minimalja e shënuar në qytetin e Mitrovicës deri në 5°C vlera maksimale e cila do të shënohen në Gjakovë. Përsa i përket parametrit të Erës do të fryjë mesatarisht me shpejtësi maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi permanent Verilindor.
Nën MBIZOTERIMIN e motit të kthjellët dhe relativisht të ftohtë do të PARAQITET republika e MV gjatë gjithë paradites POR orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare në pjesën më të madhe të MV; më të fokusuara në zonat jugore dhe jugperëndimore duke sjellë momente me flokë dëbore; Temperaturat e ajrit do të MBETEN kostante në vlerat e mëngjesit POR ulen lehtë në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -4°C vlera minimale deri në 7°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 50 km/h nga drejtimi Verilindor.
Rajoni i Balltikut si edhe Europa Lindore do të përfshihen nga vranësira duke sjellë reshje të dendura dëbore dhe temperatura mjaft të ulëta; PO ashtu, ishujt Britanikë do të përfshihen vranësira dhe reshje shiu KU herë pas here do të jenë në formë shtrëngate NDERSA pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të mbizotërohet nga masa ajrore të qëndrueshme me origjinë kontinentale duke sjellë; mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të ulëta.