Thursday, February 13, 2025
HomeAKTUALITETRajoni,Europa  Moti-E Marte , 11 Shkurt 2025

Rajoni,Europa  Moti-E Marte , 11 Shkurt 2025

Orët e paradites në republikën e Kosovës do të jenë nën dominimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë dominim të motit të kthjellët POR pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të shpeshta në shumë zona të Kosovës POR mundësia për reshje është thuajse zero; Përsa i përket; Temperaturat  e ajrit do të qëndrojnë kostante në vlerat  minimale POR ulen maksimumet duke u luhatur nga -6°C minimalja e shënuar në qytetin e Podujevës deri në 7°C vlera maksimale e cila do të shënohen në Gjakovë. Era do të fryjë e lehtë paradite POR forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 30 km/h nga drejtimi permanent Lindor

Nën MBIZOTERIMIN e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta do të PARAQITET republika e MV gjatë gjithë paradites POR orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin vranësira të shpeshta në pjesën më të madhe të MV; më të fokusuara në zonat veriore dhe verilindore; megjithatë nuk priten reshje; Temperaturat  e ajrit do të qëndrojnë kostante në vlerat  minimale POR ulen maksimumet duke u luhatur nga nga -4°C vlera minimale deri në 8°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites POR forcohet në pjesën e dytë të ditës duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 25 km/h nga drejtimi  Lindor.

Një qendër e fuqishme ciklonare e zhvilluar; në Europën Qëndrore me ndikim deri  në Juglindje të kontinentit do të sjellë; vranësira, reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta ere përkatësisht në; Europën Qëndrore, brigjet e Egjeut si edhe brigjet e detit të zi. Po ashtu; vijojnë reshjet e dëborës në zonën e Alpeve NDERSA nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta do të PARAQITEN gadishulli Iberik; gadishulli Skandinav si edhe pjesa më e madhe e gadishullit të Ballkanit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments