Sunday, November 24, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa  Moti-E Martë, 1 Tetor 2024

Rajoni,Europa  Moti-E Martë, 1 Tetor 2024

Orët e paradites do të PARAQITEN nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë Republikën e Kosovës; POR pas – mesditës pritet dendësim i vranësirat si fillim në zonat veriore dhe gradualisht gjatë pasdites do të përfshijnë të gjithë territorin e Kosovës duke krijuar kushte të favorshme për reshje shiu POR në sasi të pakta. Parashikohet që në orët e vona të natës të sjellin shpeshtim të vranësirave në të gjithë territorin e Kosovës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe në ato maksimale duke u luhatur; nga vlera minimale 6°C dhe në qytetin e Podujevës dhe maksimalja do të ngjitet deri në 18°C në Gjakovë. Era do të fryjë mesatare; POR herë pas here e fortë duke arritur shpejtesinë maksimale 40 km/h nga drejtimi permanent Veriperëndimor.

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të mbizotërojnë në të gjithë republikën e MV duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash KU vranësirat më të theksuara do të jenë në zonat veriore dhe verilindore të MV. Kjo situate atmosferike do të na shoqërojë deri vonë pasdite KUR pritet që vranësirat të shtrihen në të gjithë territorn e republikës së MV. Përsa i përket: Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale duke u luhatur; nga 6°C minimalja deri në 22°C vlera maksimale në rang territori.  Era do të fryjë e lehtë paradite POR forcohet pasdite duke arritur shpejtesinë maksimale deri në  55 km/h nga drejtimi kryesisht Verior.

MBETET nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme pjesa më e madhe e kontinentit Europian duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat relativisht të larta të jetë dominante. Konkretisht; me diell do të paraqiten;  gadishulli Iberik; gadishulli i Ballkanit si edhe gadishulli Peloponez NDERSA përjashtim bëjnë;  Alpet Europiane si edhe zonat përreth tyre KU priten reshje të dendura shiu; shoqëruar herë pas – here më stuhi të forta Ere dhe shkarkesa elektrike. Po ashtu; rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi ere priten në gadishullin Skandinav si edhe ishujt Britanikë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments