Masat ajrore me origjinë kontinentale do të kushtëzojnë në Republikën e Kosovës; mot, kryesisht të qëndrueshëm duke bërë që kthjellimet të jenë dominante deri pas – mesditës kur pritet të shfaqen vranësirat si fillim në zonat veriore dhe gradualisht gjatë pasdites do të përfshijnë të gjithë territorin e Kosovës. Parashikohet që në orët e vona të natës të sjellin reshje të pakta dëbore; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke u luhatur; minimalja -4°C dhe maksimalja do të ngjitet deri në 10°C. Era do të fryjë e lehtë; POR herë pas here mesatare duke arritur shpejtesinë maksimale 45 km/h nga drejtimi permanent Verilindor.
Do të vijojnë; kushtet e qëndrueshme atmosferike ndikimin e tyre në të gjithë republikën e MV duke sjellë mot të kthjellët dhe vranësira të lehta KU më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat veriore dhe verilindore të MV. Kjo situate atmosferike do të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet që vranësirat të largohen nga i gjithë territori i republikës së MV; Përsa i përket: Temperaturave të ajrit do të pësojnë RENIE në të dy vlerat ekstreme ditore duke u luhatur nga -3°C minimalja deri në 10°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë paradite POR forcohet pasdite duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 45 km/h nga drejtimi Verilindor.
Si pasojë e prezencës së dy qëndrave të fuqishme ciklonare përkatësisht; në veri dhe veriperëndim të kontinentit me ndikim deri në Alpet e Europës do të kushtëzojnë motin në këto rajone KU gadishulli Skandinav dhe Europa Qëndrore do të kenë reshje të dendura dëbore si edhe ngrica të theksuara. Po ashtu; me reshje shiu e stuhi të frota ere do të paraqiten ishujt Britanikë si edhe brigjet e Egjeut NDERSA nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike do të jenë vetem gadishulli Iberik si edhe vendet e Europës Lindore duke bërë që moti të jetë i kthjellët me vranësirat e lehta e kalimtare.