Pjesa e parë e ditës në Kosovë MBETET nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, KU më të dukshme kthjellimet do të jenë në zonat perëndimore. Parashikohet që pas mesdite të ketë afrim gradual të masave ajrore të ftohta drejt territorit të Kosovës, duke bërë që moti të ftohet edhe më shumë në të gjithë republikën e Kosovës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërisht rënie duke regjistruar vlerën minimale në Mitrovicë -5°C më e ulëta dhe maksimalja do të shënohet në Gjakove 5 °C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior-verilindor POR në mbrëmjë pritet intensifikim i parametrit të erës.
Do të MBETET moti i kthjellët dominant në të gjithë MV POR herë pas here priten kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë territorin e MV. Po ashtu gjatë të hënës do të ndryshojë edhe situata termike duke sjellë sërisht vlera negative në pjesen më të madhe të MV duke bërë që të vijojnë të jenë prezente ngricat në akset rrugore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërsiht RENIE si në vlerat minimale edhe në ato maksimale duke u luhatur nga -5°C më e ulëta në zonat malore deri në 7°C më e larta në zonat Perendimore dhe Jugperëndimore. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verior POR gjatë natës forcohet deri në 50 km/h.
Si pasojë e prezencës së dy qëndrave të fuqishme ciklonare përkatësisht; në veri dhe verilindje të kontinentit me ndikim deri në qendër të Europës do të kushtëzojnë motin në keto rajone KU gadishulli Skandinav dhe Europa Lindore do të kenë reshje të konsiderueshme dëbore si edhe temperatura shumë të ulëta. Po ashtu; me reshje të dendura shiu si edhe mini-stuhi ere do të paraqiten; ishujt Britanike si edhe Europa Qëndrore NDERSA nën ndikimin e kushteve disi më të qëndrueshme atmosferike PARAQITEN; gadishulli Iberik si edhe gadishulli i Ballkanit duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta të jenë dominante.