Tuesday, October 22, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Hënë,15 Janar 2024

Rajoni,Europa Moti-E Hënë,15 Janar 2024

Republika e Kosovës deri në orët e pasdites do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, duke gjeneruara herë pas here reshje shiu dhe dëbore. Shirat do të jenë më të dukshëm në zonat perëndimore dhe pjesërisht në Qëndër të vendit. Ndërsa në zonat Veriore dhe Lindore reshjet e dëborës do të jenë më prezente. Të njëjtat kushte të paqëndrueshme atmosferike do të vijojnë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të rritne në mëngjes, POR ulen lehtë në mesditë duke u luhatur nga -2 gradë C deri në 5 gradë C. Era; do të paraqitet mesatare gjatë paradites Por forcohet pasdite duke arritur shpejtësi maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor – Jugperëndimor.

Territori i MV,  PARAQITET nën dominimin e vranësirave të shumta përgjatë gjithë 24-orëshit duke gjeneruar reshje shiu e dëbore të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Jugore dhe Juglindore të territorit të MV. NDERSA orët e pasdites dhe mbrëmjes vonë do të sjellin shtim të vranësirave dhe reshjeve në të gjithë territorin e MV. Kushtet e motit të paqëndrueshëm do të mbeten prezent edhe gjatë natës.  Temperaturat e ajrit do të RRITEN si në vlerat minimale, edhe në ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga -3°C minimalja deri në 6°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e mesatare paradite POR deri e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë maksimale 55 km/h nga drejtimi Jugor.

Zhvillimi i një qëndre të fuqishme Ciklonare përkatësisht në  Juglindje të kontinentit do të diktojë kushte të paqëndrueshme atmosferike në rajonin e Ballknait, brigjet e Egjeut si edhe brigjet e detit të zi duke sjellë vranësira dhe reshje shiu e dëbore si edhe stuhi të forta ere. PO ashtu, reshje dëbore dhe ngrica do të ketë në gadishullin Skandinav, Europën Lindore si edhe Europën Qëndrore NDERSA Ishujt Britanikë si edhe gadishulli Iberik do të PARAQITEN nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave te lehta e kalimtare

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments