Monday, October 21, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Hënë,12 Gusht 2024

Rajoni,Europa Moti-E Hënë,12 Gusht 2024

Pjesa e parë e ditës në territorin e Kosovës; do të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë mbizotërim të motit të kthjellët dhe të nxehtë NDERSA orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash të lehta KU më të dukshme vranësirat do të PARAQITEN në zonat jugore dhe  jugperëndimore; por nuk priten reshje; Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie  të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 17°C vlera minimale deri në 36°C maksimalja në rang territori.  Era do të fryjë mesatare POR herë pas-here e fortë me shpejtësi deri në 45 km/h nga drejtimi kryesisht verior.

Gjatë ditës së hënë; Republika e MV do të paraqitet; nën ndikimin e kthjellimeve dhe temperaturave të larta në pjesën më të madhe të territorit; kjo situat meteorologjike do të vijojë deri vonë pasdite KU priten kalime të vranësirave nëpër të gjithë MV POR më të theksuara në  zonat përgjatë shtrirjes Lindore por mundësia për reshje është thuajse zero. Po ashtu; lagështira në ajër do të rritet ndjeshëm. Përsa i përket; Temperaturave të ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 14°C vlera minimale deri në 39°C maksimalja në rang territori. Ndërkohë; Era do të fryjë  e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi permanent VERIOR

Europa Jugore është përfshirë nga masat ajrore me origjinë nga Afrika duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe rritje të ndjeshme të temperaturave të ajrit, KU zonat më të perkura nga temperaturat e larta janë: Jugu i Italisë, Sicilia, Qipro dhe një pjesë e mirë e gadishullit të Ballkanit. Gjithashtu me mot të qëndrueshme PARAQITEN gadishulli Iberik si edhe gadishulli Peloponez. NDERSA Vendet Nordike si edhe Ishujt Britanikë do të vijojnë nën ndikimin e rrebesheve të shiut dhe stuhive të erës. Po ashtu; shira, stuhi të  forta ere dhe mini-stuhi breshëri do të ketë në Europën Qëndrore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments