Përgjatë gjithë të ditës; republika e Kosovës; do të jetë me kthjellime dhe vranësira të herë pas*-herëshme KU më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat kufitare me Shqipërinë duke gjeneruar reshje të pakta shiu NDERSA orët e pasdites dhe mbrëmjes do të vijojnë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike KU moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta do të jenë dominante. Përsa i përket; Temperaturave të ajrit do të pësojnë rënie të lehtë si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 26°C. Era do të fryjë e lehtë paradite POR forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi Jugperëndimor.
Republika e MV përgjatë gjithë 24-orëshit; do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë mot të kthjellët dhe vranësira të pakta KU më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat jugore dhe jugperëndimore të MV duke gjeneruar reshje të izoluara shiu; Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të sjellin largim gradual të vranësirave duke ja lënë vendin motit të kthjellët në të gjithë territorin e MV; Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke bërë që temperatura më e ulët të regjistrohet në qytetin e Strugës 8°C dhe maksimalja pritet në qytetin e Shkupit deri në 30°C. Ndërkohë ERA do të paraqitet mesatare deri e FORTE duke arritur shpejtësinë mbi 45 km/h nga drejtimi permanent JUGOR.
Si pasojë e një sistemi të fuqishëm vranësirash që ka përfshirë brigjet Veri – Veriperëndimore të kontinentit prej disa ditësh do të diktojë kushtet e paqëndrueshme atmosferike në: Europën qëndrore; kryesisht në Alpe duke sjellë rrebeshe shiu dhe herë pas here stuhi të forta ere. Po ashtu, gadishulli i Skandinavisë do të paraqitet me reshje të dendura shiu si edhe mini-stuhi ere NDERSA moti i kthjellët do të mbizotërojë në; pjesën më të madhe të kontinentit KU temperaturta të larta priten në Gadishullin e Ballkanit si edhe brigjet Greke.