Republika e Kosovës; gjatë paradites; do të paraqitet nën nikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta; Ndërsa; orët e pasdites do të sjellin shtim të vranësirave në pjesën më të madhe të Kosovës KU më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat veriperëndimore dhe verilindore duke gjeneruar rrebeshe të përkohëshme shiu; Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë kostante në mengjes POR rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C vlera minimale deri në 28°C vlera maksimale në rang vendi. Era do të fryjë e lehtë paradite POR deri e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht VERIOR
Territori i MV do të mbizotërohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare gjatë orëve të paradites POR pas mesditës dhe në vijim do të ketët shtim të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu në të gjithë vendin KU më të dukshme reshjet do të jenë në shtrirje Perëndimore. Përsa i përket; Temperaturave të ajrit do të mbeten kostante në mengjes POR rriten në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 10°C vlera më e ulët deri në 31°C vlera më e lartë që do të shënohet në qytetin e Shkupit. Ndërkohë; Era do të fryjë mesatare dhe e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi permanent VERIOR.
Pothuajse i gjithë kontinenti Europian do të PARAQITET nën ndikimin e motit të qëndrueshëm; KU konkretisht; me DIELL dhe temperatura të larta do të jenë; gadishulli Iberik, Ishujt Britanikë, brigjet e detit të zi si edhe Brigjet Greke NDERSA si pasojë e kalimit të një fronti të ftohtë atmosferik nga Europa Veriore drejt Qëndës së kontinentit; do të sjellë në këto rajone; rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere. Po ashtu; gadishulli i Ballkanit do të MBETET me vranësira konvektive; rrebeshe shiu si edhe stuhi breshëri.