Sunday, November 24, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Enjte,25 Janar 2024

Rajoni,Europa Moti-E Enjte,25 Janar 2024

Do të MBETEN ende prezente masat Siberiane duke kushtëzuar në Republikën e Kosovës; mot kryesisht të qëndrueshëm me kthjellime në të gjithë territorin e Kosovës POR pas – mesditës; pritet të shfaqen vranësirat; si fillim në zonat veriore dhe gradualisht gjatë pasdites do të përfshijnë të gjithë territorin e Kosovës. Parashikohet që orët e vona të natës të sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike duke i larguar vranësirat nga e gjithë republika e Kosovës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luatur vlerat ditore nga minimalja -2°C dhe maksimalja do të ngjitet deri në 5°C. Era do të fryjë mesatare; por herë pas here forcohet duke arritur shpejtesinë maksimale 45 km/h nga drejtimi permanent Verior.

MBETET nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike Republika e Maqedonis së Veriut, KU pjesa e parë e ditës do të jetë nën mbizotërimin e intervaleve të gjata me kthjellime të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Jugore. Ndërsa pasmesdite parashikohet të ketë kalime të lehta të vranësirave në vend, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat Veriore dhe Lindore. I ftohti Siberian po tërhiqet gradualisht nga MV duke sjellë dhe rritej të temperaturave të ajrit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rrtije të lehtë si në vlerat minimale, POR do të rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -4°C minimalja deri në 5°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtesinë maksimale 35 km/h nga drejtimi kryesisht Verior.

Zhvillimi i një qendre të fuqishme ciklonare në Veri dhe Verilindje të kontinentit do të kushtëzojë mot të paqëndrueshëm në gadishullin Skandinav dhe Europën Lindore  duke sjellë reshje të dendura dëbore dhe Stuhi të frora ere. Po ashtu; ishujt Britanikë do të përfshihen nga shirat intensivë dhe stuhitë e forta të eres deri ne 100 km/h duke krijuar mjaft probleme. NDERSA pjesa me e madhe e Europës do të PARAQITET nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të ftohtë; si pasojë e masave ajrore të thata dhe të ftohta më origjinë Siberiane.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments