Thursday, December 26, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa  Moti-E Enjte, 5 Dhjetor 2024

Rajoni,Europa  Moti-E Enjte, 5 Dhjetor 2024

Gjatë orëve të paradites; Republika e Kosovës do të paraqitet nën dominimin e vranësirave mesatare dhe lokalisht të dendura duke sjellë reshje shiu e dëbore; Parashikohet që pjesa e dytë e ditës dhe në vijim; të shtojë vranësirat në të gjithë territorin e Kosovës duke gjeneruar reshje të dendura dëbore; Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie më të paktën 2 gradë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -3°C vlera minimale deri në 8°C maksimalja në rang territori.  Era do të fryjë mesatare POR herë pas-here e fortë me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Verior- Verilindor.

Do të MBETET republika e Maqedonisë së Veriut nën mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që; vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës të jenë prezente; më të theksuara në zonat Perëndimore dhe Veriperëndimore të MV; Pjesa e dytë e ditës do të shtojë më tej vranësirat në të gjithë territorin e MV duke sjellë reshje dëbore dhe ngrica të theksuara; Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie më të paktën 2 gradë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -3°C vlera minimale deri në 10°C vlera maksimale në rang territori. Ndërkohë; Era do të fryjë mesatare deri e fortë në mbrëmje duke arritur shpejtësinë mbi 45 km/h nga drejtimi Verior- Verilindor.

Pothuajse i gjithë kontinentit Europian do të jetë nën mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm KU vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës do të jenë dominante; Konkretisht; reshje të dendura shiu do të kenë; ishujt Britanikë, gadishulli Apenin si edhe brigjet e Egjeut. Ndërsa; reshje dëbore priten në; gadishullin Skandinav, pjesërisht Europën Qëndrore si edhe gadishullin e Ballkanit. Përsa i përket motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare do të paraqiten; Europa Jugperëndimore, brigjet e detit të Zi dhe edhe vendet e Europës Lindore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments