Republika e Kosovës do të jetë nën dominimin e masave ajrore me origjinë Veriperëndimore duke sjellë dominim të vranësirave dhe reshjeve të shiut; KU më të dendura do të jenën në zonat kufitare me Shqipërinë; Gjatë pasdites dhe në vijim; Kosova mbeten nën dominimin e vranësirave dhe shirave POR në sasi më të pakta; Ndërsa Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në vlerat minimale edhe ato maksimale duke u luhatur nga 4°C minimalja e shënuar në qytetin e Podujevës deri në 18°C vlera maksimale e cila do të shënohen në Gjakovë. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare; gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor.
Masat ajrore të paqëndrueshme do të vijojnë ndikim,in e tyre edhe në republikën e MV KU vranësirat e shpeshta do të jenë dominante gjatë paradites duke gjeneruar herë pas here reshje shiu KU në zona të izoluara priten dhe rrebeshe; Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja; të sjellin shtim të mëtejshëm të vranësirave dhe shirave në të gjithë territori i MV; Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 4°C vlera minimale e shënuar në Dibër deri në 20°C vlera maksimale në qytetin e Shkupit. Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites POR mesatare në pjesën e dytë të ditës duke arritur shpejtësinë mbi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor.
Zhvillimi i një qëndre të fuqishme Ciklonare në Qendër të kontinentit me ndikim deri në rajonin e Ballkanit; do të sjellë kushte të paqëndrueshme atmosferike në; Europën Qëndrore; gadishullin Apenin si edhe rajonin e Ballkanit duke bërë që vranësirat, reshjet e dendura të shiut dhe stuhitë e forta të erës të jenë dominante; Po ashtu; me rrebeshe afat-shkurtra shiu si edhe mini-stuhi breshëri do të paraqiten; brigjet e Egjeu si edhe pjesërisht brigjet e Detit të Zi NDERSA nën ndikimin e motit të kthjellët do të jenë; gadishulli Iberik; ishujt Britanikë si edhe gadishulli Skandinav.