Thursday, February 13, 2025
HomeAKTUALITETRajoni,Europa  Moti-E Enjte, 13 Shkurt  2024

Rajoni,Europa  Moti-E Enjte, 13 Shkurt  2024

Gjatë orëve të paradites; Republika e Kosovës do të paraqitet nën dominimin e vranësirave mesatare dhe lokalisht të dendura duke sjellë reshje KU më së shumti do të jenë reshje dëbore; Parashikohet që pjesa e dytë e ditës dhe në vijim; të vijojë me vranësira dhe reshje dëbore në të gjithë territorin e Kosovës POR me intensitet të ulët POR moti do të jetë i ftohtë si pasojë e masave ajrore me origjinë verilindore; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në vlerat minimale POR vijojnë kostante maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -4°C vlera minimale deri në 9°C maksimalja në rang territori.  Era do të fryjë mesatare POR herë pas-here e fortë me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi Juglindor.

Do të PARAQITET republika e Maqedonisë së Veriut nën mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që; vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës të jenë prezente; më të theksuara në zonat Perëndimore dhe Veriperëndimore të MV; Pjesa e dytë e ditës do të përmirësojë dukshëm kushtet atmosferike duke larguar reshjet nga i gjithë territorin e MV POR si pasjë e temperaturave të ulëta do të ri-kthehen ngrica e theksuara; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në vlerat minimale POR vijojnë kostante maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -4°C vlera minimale deri në 10°C vlera maksimale në rang territori. Ndërkohë; Era do të fryjë mesatare deri e fortë në mbrëmje duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi Juglindor.

Pothuajse i gjithë kontinentit Europian do të jetë nën mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm KU vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës do të jenë dominante; Konkretisht; reshje të dendura shiu do të kenë; gadishulli Apenin; brigjet e Egjeut si edhe brigjet e detit të zi. Ndërsa; reshje dëbore priten në; Europën Lindore, zonën e Alpeve si edhe pjesërisht Ballkani; Përsa i përket; motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare do të paraqiten; Europa Qëndrore; ishujt Britanikë si edhe rajoni i Balltikut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments