Saturday, November 23, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Diel,5 Maj 2024

Rajoni,Europa Moti-E Diel,5 Maj 2024

Deri në mesditë, Kosova dominohet nga mot i kthjellët dhe relativisht i ngrohtë POR pas-mesdite pritet kalim i vranësirave të lehta në pjesën më të madhe të Kosovës, më të theksuara vranësirat do të jenë në ekstremin Verior dhe Veriperëndimor. Parashikohet që në mbrëmje vonë dhe gjatë natës vranësirat të largohen gradualisht duke ja lënë vendin motit të kthjellët në të gjithë territorin e Kosovës. Temperaturat e ajrit do të rriten në orët e mëngjesit DHE të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 3°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Podujevës deri në 20°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet përkatësisht në Gjakovë. Përsa i përket parametrit të Erës do të fryjë e lehtë paradite POR mesatare gjatë pasdites me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor.

Republika e MV do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe temperatura relativisht të larta gjatë orëve të paradites POR pjesa e dytë e ditës  do të sjellë kalim të vranësirave të lehta nëpër të gjithë MV, më të theksuara vranësirat do të PARAQITEN në zonat Jugore dhe Jugperëndimore. Kjo situatë e qëndrueshme atmosferike do të na shoqërojë edhe gjatë natës në të gjithë Republikën e MV. Temperaturat e ajrit do të RRITEN lehtë në orët e mëngjesit duke bërë që vlera minimale të regjistrohet 3° C në qytetin e Tetovës POR mesdita sjell rritje të ndjeshme të tyre duke regjistruar vlerën makismale deri në 23°C në qytetin e Shkupit dhe Manastirit. Ndërkohë; Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites POR mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë 28 km/h nga drejtimi Perëndimor.

Kalimi i një sistemi frontal nga poli i veriut drejt brigjeve Veri-Verilindje të kontinentit do të diktojë kushtet e paqëndrueshme atmosferike në Europën Veriore dhe atë Lindore; duke sjellë reshje shiu dhe stuhi të forta ere. Po ashtu; shira intensivë si edhe stuhi të forta ere do të përfshijnë ishujt Britanikë dhe pjesërisht Europën qëndrore duke sjellë mjaft probleme NDERSA gadishulli i Ballkanit, gadishulli Apenin si edhe gadishulli Iberik; do të mbizotërohen nga moti i kthjellët dhe temperatura relativisht të larta

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments