Pjesa më e madhe e territorit të Kosovës; do të jetë nën dominimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, duke bërë që; Paraditja të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta NDERSA orët e pasdites do të kenë mbizotërim të vranësirave KU herë pas here do të gjenerojnë rrebeshe shiu; Më të dukshme reshjet priten në zonat veriore dhe veriperëndimore të Kosovës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në mëngjes POR kostante mbeten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C vlera minimale deri në 31°C vlera maksimale në rang vendi. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 55 km/h nga drejtimi permanent JUGOR.
Republika e MV do të paraqitet; nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta në pjesën më të madhe të territorit KU herë pas here vranësirat do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar reshje shiu dhe breshër në zona të izoluara. Po ashtu; Orët e pasdites do të sjellin mbizotërim të motit të kthjellët dhe vranësirave të herë pas herëshme POR nuk priten reshje. Përsa i përket; Temperaturave të ajrit do të pësojnë rënie gjatë orëve të mëngjesit POR mesdita ruan vlera kostante të tyre duke u luhatur nga 9°C deri në 35°C vlera më e lartë në rang vendi. Ndërkohë; Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi permanent JUGOR.
Kalimi i një sistemi frontal nga Veriu drejt brigjeve Veriperëndimore të kontinentit do të diktojë kushte të paqëndrueshme atmosferike në: Britaninë e madhe; Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre duke sjellë reshje të dendura shiu dhe erëra të forta. Po ashtu, gadishulli Skandinav si edhe Europa Lindore do të paraqitet me rrebeshe shiu; si edhe mini-stuhi ere breshëri. NDERSA moti i kthjellët do të mbizotërojë përkatësisht në 3-gadishujt; gadishullin Iberik, gadishullin e Ballkanit si edhe gadishullin Peloponez.