Monday, October 21, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Diel,28 Janar 2024

Rajoni,Europa Moti-E Diel,28 Janar 2024

Orët e paradites do të PARAQITEN nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta në të gjithë Republikën e Kosovës KU më të theksuara kthjellimet do të jenë në zonat perëndimore dhe veriperëndimore NDERSA vranësirat do të përqëndrohen në zonat Lindore të Kosovës. Parashikohet që; orët e vona të pasdites të sjellin grumbullim të vranësirave në ekstremin Verior të Kosovës duke rrezikuar momente me flokë dëbore në majat e maleve. Temperaturat e ajrit do të bien ndjeshëm në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -4 C deri në 6°C. Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites POR mesatare gjatë orëve të pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Verior.

Republika e MV do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme nga Veri-Verilindja e Europës duke bërë që paraditja të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kalimtare në pjesën më të madhe të vendit. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira më të shpeshta në të gjithë MV POR mundësia për reshje është thuajse zero. Temperaturat e ajrit do të bien ndjeshëm në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -4 C deri në 8°C. Era do të fryjë e lehtë paradites POR mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë 35 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor.

Rajoni i balltikut si dhe pjesërisht; Europa Qëndrore do të PARAQITEN nën mbziotërimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke bërë që reshjet e dëborës dhe ngricat të jenë prezente përgjatë gjithë-24 orëshit.  PO ashtu; vijon problematike situata në Britaninë e madhe me rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere NDERSA moti i  kthjellët POR relativisht i ftohtë  do të mbizotërojë në; Europën Jugperëndimore, Gadishullin e Ballkanit, brigjet e detit Egje dhe të Zi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments