Monday, October 21, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Diel,11 Gusht 2024

Rajoni,Europa Moti-E Diel,11 Gusht 2024

Do të MBETET prezent moti i kthjellët dhe i nxehtë; në pjesën më të madhe të Kosovës; gjatë orëve të para të ditës. Pjesa e dytë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin KU më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Veri – Veriperëndim. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore  nga 18°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Podujevës deri në 36°C vlera maksimale e cila do të shënohen në qytetin e Gjakovës. Era do të fryjë e lehtë paradite POR e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 55 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor.

Edhe gjatë ditës së diel; Moti i kthjellët dhe i nxehtë; do të mbizotërojë në të gjithë  republikën e MV; Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira  të lehta e kalimtare në pjesën më të mdhe të MV; KU më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat veriore dhe verilindore të MV POR nuk priten reshje. E njëjta situatë e motit përvëlues do të vijojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje sërisht në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C vlera minimale deri në 40°C vlera maksimale e cila do të shënohet në Shkup. Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites POR deri e fortë; në pjesën e dytë të ditës duke arritur shpejtesinë maksimale 50 km/h nga drejtimi Jugperëndimor.

Do të MBETET Britania e madhe; nën mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm; si pasojë e kalimit të një sistemi të fuqishëm frontal duke sjellë vranësira, erë të fortë si edhe shira në formë shtrëngatash. Po ashtu, Europa veriore dhe ajo Lindore do të vijojnë me vranësira konvektive duke gjeneruar rrebeshe shiu; NDERSA pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të DOMINOHET nga mot i kthjellët dhe temperatura të larta KU vlera ekstreme priten në gadishullin e Ballkanit, Italinë Jugore si edhe gadishullin Peloponez.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments