Saturday, November 23, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa  Moti-E Diel, 27 Tetor 2024

Rajoni,Europa  Moti-E Diel, 27 Tetor 2024

Pjesa e parë të ditës; do të jetë nën mbizotërimin e vranësirave dhe shirave në pjesën më të madhe të Kosovës KU më të theksuara shirat do të paraqiten në zonat Jugore dhe Perëndimore. Ndërsa; orët e pasdites sjellin intervale të shkurtra kthjellimësh në zonat perëndimore duke lënë më vranësira të dendura pjesën tjetër të Kosovës. Mbrëmja dhe nata përmirësiojnë dukshëm kushtet atmosferike në Kosovë. Temperaturat e ajrit do të rriten në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 5°C vlera më e uëlt e shënuar në Podujevë deri në 19°C vlera më e lartë e cila pritet në Gjakovë.  Ndërkohë; Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi maksimale deri në 30 km/h përgjatë gjithë ditës nga drejtimi kryesisht Perëndimor.

Republika  e Maqedonisë së Veriut; do të paraqitet nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta; të cilat më të dukshme do të jenë në zonat veriperëndimore dhe Jugperëndimore. Përsa i përket; pjesës së dytë të ditës; moti vijon me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë republikën e MV POR mundësia për reshje është thuajse zero; Kjo situatë meteorologjike do të vijojë edhe gjatë natës. Ndërkohë; Temperaturat e ajrit do të rriten në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 5°C vlera minimale deri në 22°C vlera maksimale në rang vendi. Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale 30 km/h nga drejtimi permanent Perëndimor.

Europa Jugore do të përfshihet nga masa ajrore të ngrohta nga Jugperëndimi i kontinetit duke sjellë mot të kthjellët dhe rritje të temperaturave të ajrit KU më të theksuara kthjellimet do të jenë në gadishullin e Ballkanit si edhe brigjet e Egjeut; Gjithashtu; moti i qëndrueshëm do të dominoje në pjesën më të madhe të Europëa Qëndrore NDERSA Vendet Nordike si edhe Ishujt Britanikë do të jenë nën ndikimin e rrebesheve të shiut dhe stuhive të erës. Po ashtu; shira, stuhi të  forta ere dhe mini-stuhi breshëri do të ketë pjesërisht në gadishullin Iberik.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments