Sunday, April 20, 2025
HomeAKTUALITETRajoni,Europa  Moti-E Diel, 20 Prill 2025

Rajoni,Europa  Moti-E Diel, 20 Prill 2025

Rajoni i Ballkanit është përfshirë nga masa ajrore disi më të freskëta; duke diktuar kushtet atmosferike edhe në territorin e Kosovës. Do të vijojnë orët e paradites të dominohen nga intervale me kthjellime të cilat më të dukshme pritet të jenë në zonat Jugperëndimore. Ndërsa gjatë mesditës dhe pasdites pritet të ketë shpeshtim të vranësirave, si fillim në zonat Veriore dhe më pas do të përfshijnë të gjithë vendin POR mundësia për reshje është thuasje zero; Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C minimalja deri në 21°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë  dhe mesatare përgjatë gjithë 24-orëshi më shpejtesi maksimale deri në 40 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor.

Republika e Maqedonisë së Veriut deri në orët e para të mëngjesit parashikohet të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët, të cilat më prezente kthjellimet do të jenë në zonat Jugore dhe Jugperëndimore. Parashikohet që mesdita dhe pasditja të sjellin; vranësira të shpeshta në të gjithë MV KU më të dukshme do të jenë në zonat Veriore – Veriperëndimore POR nuk priten reshje; Gjatë natës;  vranësirat do të shtohen në të gjithë territorit i Republikës së MV; Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C minimalja deri në 23°C vlera maksimale në rang territori.  Era do të fryjë e lehtë paradite POR forcohet gjatë pasdites; duke arritur shpejtesinë deri në 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor.

Ishujt Britanikë; Europa  Qëndrore dhe pjesërisht vendet Nordike do të përfshihen nga masa ajrore të paqëndrueshme duke sjellë dominim të vranësirave she reshjeve të shiut dhe dëborës në zona të izoluara; Po ashtu; stuhi të forta ere dhe reshje të dendura shiu do të ketë përkatësisht në; gadishullin Iberik si edhe rajonin e Balltikut NDERSA vendet e Europës Lindore; rajoni i Ballkanit si edhe brigjet e Egjeut do të jenë nën ndikimin e dy qendrave të presionit të lartë atmosferik duke kushtëzuar; mot të kthjellët dhe  vranësira të lehta e kalimtare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ