Saturday, November 23, 2024
HomeAKTUALITETRajoni Europa  Moti-E Hënë, 4 Nëntor 2024

Rajoni Europa  Moti-E Hënë, 4 Nëntor 2024

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të vijojnë të jenë dominante përgjatë gjithë 24_orëshit, KU orët me diell do të jenë të shumta në një pjesë të mirë të republikës së Kosovës. Pritet që pas – mesdite të shfaqen kalime vranësirash të lehta e kalimtare nëpër të gjithë territorin e Kosovës. Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë kostante në vlerat minimale POR ulen maksimumet duke u luhatur nga 3°C vlera më e ulët në Mitrovicë deri në 22°C vlera më e lartë në qytetin e Prizrenit. Era do të fryjë e lehtë paradite POR forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor.

Vlerat e larta Barike do vijojnë të sjellin në MV mot; kryesisht të qëndrueshëm dhe dominim të kthjellimeve në të gjithë vendin gjatë paradites. POR pasditja do të sjellë kalime të pakta vranësirash kryesisht në zonat Juglindore të MV por nuk priten reshje NDERSA e gjithë pjesa tjetër e MV do të jetë në mbizotërimin e motit të kthjellët; Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë kostante në vlerat minimale POR ulen maksimale duke u luhatur nga 3°C vlera minimale e shënuar në Dibër deri në 23°C vlera maksimale në qytetin e Shkupit. Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites POR forcohet në pjesën e dytë të ditës duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor.

Pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të dominohet nga moti i kthjellët dhe temperatura relativisht të larta; si pasojë e prezencës së një qëndre Anticiklonare e vendosur në Qendër të kontinentit me ndikim deri në rajonin e Ballkanit NDERSA një sistem i dendur vranësirash i cili prej disa ditësh ka përshirë Europën veriore me ndikim deri në Lindje të kontinentit; do të bëjë që vranësirat, reshjet e  shiut dhe dëborës të jenë dominante gjatë gjithë 24– orëshit; herë pas here priten edhe stuhi të forta ere.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments