Saturday, October 26, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa  Moti-E Hënë,3 Qershor 2024

Rajoni,Europa  Moti-E Hënë,3 Qershor 2024

Edhe gjatë ditës së Hënë; Republika e Kosovës do të PARAQITET nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë paradites duke bërë që moti të jetë kryesisht i kthjellët POR pas – mesditës dhe në vijim; vranësirat do të bëhen të dukshme në pjesën më të madhe të republikës së Kosovës Ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat përgjatë kufirit me territorin Shqiptar. Parashikohet që edhe lagështira në ajër të pësojë rritje të ndjeshme. Temperaturat e ajrit të pesojnë rritje të lehtë në mëngjes POR mbeten njësoj në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Podujevës deri në 28°C vlera maksimale në Gjilan e Gjakovë. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtesinë mbi 35 km/h nga drejtimi Juglindor.

Republika e MV për-gjatë paradites PARAQITET në ndikimin e motit të kthjellët POR orët e pasdites do të kenë kalime vranësirash në të gjithë MV, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat jugore dhe jugperëndimore të MV. Parashikohet që kjo situatë atmosferike me kthjellime dhe vranësira të herë pas-herëshme të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet shtim gradual i vranësirave në të gjithë MV, por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të larta si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C minimalja deri në 30°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtesinë 35 km/h nga drejtimi Lindor –  Juglindor.

Prezenca e një qëndre të presionit të ulët atmosferik përkatësisht në Atlantikun Verior me ndikim deri në veriperëndim të kontinentit do të sjellë reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta ere në rajonin e Balltikut dhe ishujt Britanikë. Po ashtu, pjesërisht Europa Qëndrore do të përfshihet nga rrebeshe shiu si edhe mini- stuhi breshëri NDERSA Moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të Jugut të kontinentit; si pasojë e zgjerimit të Anticiklonit të Azoreve KU temperatura të larta do të përjetojë gadishulli Iberik, gadishulli i Ballkanit si edhe brigjet e detit të zi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments