Oret e paradites do te paraqiten nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin Shqiptar KU më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat Veriore dhe pjeërisht në Qëndër duke gjeneruar rrebeshe shiu NDERSA momenete me pika shiu do të kenë zonat jugore. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të përmirësojnë dukshëm situatën e motit në të gjithë territorin e vendit duke larguar reshjet nga i gjithë territori i vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE gjatë mëngjesit POR rriten edhe maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 28°C vlera më e lartë e cila pritet përgjatë vijës bregdetare. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë.