Monday, November 25, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Premte,17 Maj 2024

Rajoni,Europa Moti-E Premte,17 Maj 2024

Do të MBETEN prezente masat ajrore të qëndrueshme duke sjellë mot të kthjellët; në pjesën më të madhe të Kosovës; gjatë orëve të para të ditës. Pjesa e dytë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin KU më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Veri – Veriperëndim. Parashikohet që situata e motit të mbetet stabël deri mëngjesin pas-ardhës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në vlerat e mëngjesit POR ulen lehtë në mesditë duke u luhatur nga 9°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Mitrovicës deri në 23°C vlera maksimale e cila do të shënohen në qytetin e Prizrenit. Era do të fryjë e lehtë paradite POR mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor.

Moti i kthjellët dhe i ngrohtë; do të mbizotërojë në të gjithë  republikën e MV; KU më të theksuara kthjellimet do të paraqiten  përgjatë zonave në Jug dhe Jugperëndim të territorit NDERSA me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të jetë moti në pjesën tjetër të MV; edhe pse vranësirat do të jenë të dukshme në veri dhe verilindje të MV nuk priten reshje. E njëjta situatë e qëndrueshme meteorologjike do të vijojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale POR ulen maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera minimale deri në 25°C vlera maksimale e cila do të shënohet në qytetin e Shkupit. Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites POR deri mesatare; në pjesën e dytë të ditës duke arritur shpejtesinë maksimale 30 km/h nga drejtimi kryesisht; Perëndimor.

Prezenca e një qëndre të presionit të ulët atmosferik përkatësisht në Atlantikun Verior me ndikim deri në Veripërëndim të kontinentit do të sjellë reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta ere në rajonin e Balltikut dhe ishujt Britanikë. Po ashtu, pjesërisht Europa Qëndrore do të përfshihet nga rrebeshe shiu si edhe mini- stuhi breshëri NDERSA Moti i kthjellët dhe vranësirat e pakta do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të Jugut të kontinentit; si pasojë e zgjerimit të Anticiklonit të Azoreve KU temperatura të larta do të përjetojë gadishulli Iberik, gadishulli i Ballkanit si edhe brigjet e detit Egje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments