DO të VIJOJE Shqipëria nën ndikimin e kthjellimeve dhe temperaturat relativisht të larta gjatë orëve të paradites POR pjesa e dyte e ditës do të sjellë vranësira të herë pas-herëshme për-gjatë gjithë territorin POR më të theksuara vranësirat do të paraqiten në gjysmën Lindore të Shqipërisë duke krijuar mundësi për reshje të pakta e të izoluara; po ashtu do të rritet ndjeshëm lagështira në ajër.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 4°C vlera minimale deri në 23°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.