Friday, October 18, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Hënë, 13 Maj  2024

Rajoni,Europa Moti-E Hënë, 13 Maj  2024

Do të MBETEN prezente masat ajrore të qëndrueshme duke sjellë mot të kthjellët; në pjesën më të madhe të Kosovës; gjatë orëve të para të ditës. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë shtim të vranësirave në të gjithë territorin duke gjeneruar reshje shiu POR në sasi të pakta. Parashikohet që situata e motit të mbetet e destabilizuar deri mëngjesin pas-ardhës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 4°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Mitrovicës deri në 19°C vlera maksimale e cila do të shënohen në qytetin e Prizrenit. Era do të fryjë e lehtë paradite POR mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë maksimale deri në mbi 35 km/h nga drejtimi permanent jugperëndimor

Republika e MV do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe temperatura relativisht të larta gjatë orëve të paradites POR pjesa e dytë e ditës  do të sjellë shtim të vranësirave nëpër të gjithë MV, duke gjenruar reshje të pakta shiu; në zonat Jugore dhe Jugperëndimore priten edhe rrebeshe afat-shkurtra. Kjo situatë e paqëndrueshme atmosferike do të na shoqërojë edhe gjatë natës në të gjithë Republikën e MV. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 4°C vlera minimale deri në 20°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites POR deri mesatare; në pjesën e dytë të ditës duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi  jugperëndimor.

Britania e madhe është përfshirë prej disa ditësh nga një sistem i fuqishëm vranësirash duke sjellë, erë të fortë si edhe shira në formë shtrëngatash. Po ashtu, Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre do të PARAQITEN me vranësira konvektive duke gjeneruar rrebeshe shiu; NDERSA pjesa tjetër e kontinentit të Europës do të DOMINOHET nga mot i kthjellët dhe temperatura të larta KU vlera më të larta priten në gadishullin e Ballknait si edhe Brigjet greke.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments