Do të MBETEN prezente masat ajrore të qëndrueshme duke sjellë mot të kthjellët; në pjesën më të madhe të Kosovës; gjatë orëve të para të ditës. Pjesa e dytë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin KU më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Veri – Veriperëndim. Parashikohet që situata e motit të mbetet stabël deri mëngjesin pas-ardhës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 4°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Mitrovicës deri në 21°C vlera maksimale e cila do të shënohen në qytetin e Prizrenit. Era do të fryjë e lehtë paradite POR mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë maksimale deri në mbi 40 km/h nga drejtimi permanent Verior.
Moti i kthjellët dhe i ngrohtë; do të mbizotërojë në të gjithë republikën e MV; KU më të theksuara kthjellimet do të paraqiten përgjatë zonave në Jug dhe Jugperëndim të territorit NDERSA me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të jetë moti në pjesën tjetër të MV; edhe pse vranësirat do të jenë të dukshme në veri dhe verilindje të MV nuk priten reshje. E njëjta situatë e qëndrueshme meteorologjike do të vijojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 5°C vlera minimale deri në 25°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites POR deri mesatare; në pjesën e dytë të ditës duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 40 km/h nga drejtimi Verior dhe veriperëndimor.
Britania e madhe është përfshirë prej disa ditësh nga një sistem i fuqishëm vranësirash duke sjellë, erë të fortë si edhe shira në formë shtrëngatash. Po ashtu, Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre do të PARAQITEN me vranësira konvektive duke gjeneruar rrebeshe shiu; NDERSA e gjithë pjesa tjetër e kontinentit të Europës do të DOMINOHET nga mot i kthjellët dhe temperatura të larta KU vlera më të larta priten në gadishullin e Iberik si edhe gadishullin e Ballkanit.