Depërtimi i masave ajrore të qëndrueshme me origjinë pernëdimore do të sjellë në vendin tonë; mot të kthjellët dhe të ngrohtë gjatë gjithë paradites. NDERSA pjesa e dytë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare në bregdet dhe zonat e ulëta duke lënë me kthjellime dhe vranësira disi më të dendura zonat malore Lindore KU nuk do të mungojnë edhe shirat e dobët e lokalë.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C vlera më e ulët në verilindje të vendit deri në 25 gradë Celcius pritet vlera maksimale në qarqet; Elbasan dhe Berat. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe Veriperëndimor; kjo do të sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim të ulët.