Territori Shqiptar; gjatë orëvë të paradites; do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare POR pas – mesditës pritet shtim gradual i vranësirave si fillim në VERI dhe gradualish do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit; herë pas here vranësirat do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar shira me intensitet të ulët deri mesatar. Më të theksuara reshjet do të jenë në zonat veriore – veriperëndimore. Parashikohet që edhe gjatë natës moti të MBETET i paqëndrueshëm KU vranësirat dhe shirat do të jenë prezente, përjashtuar zonat e bregdetit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE orët e mëngjesit duke bërë që temperaturat minimale të jenë deri në 7°C në zonat malore NDERSA ulen ndjeshëm maksimalet duke regjistruar vlerën 28°C përgjatë vijës bregdetare. Era do të fryjë mesatare deri e fortë; përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë deri në 45 km/h nga drejtimi permanent Jugor; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 2 – 3 ballë.