Oret e paradites do te paraqiten nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin Shqiptar KU më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat Verilindore – Juglindore duke gjeneruar momente me pika shiu. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të përmirësojnë dukshëm situatën e motit në të gjithë territorin e vendit duke ri-kthyer kthjellimet.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE gjatë mëngjesit POR rriten ndjeshëm edhe maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 5 °C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 23°C vlera më e lartë e cila pritet përgjatë vijës bregdetare. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim të ulët.