Tuesday, November 26, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Hënë, 22 Prill 2024

Rajoni,Europa Moti-E Hënë, 22 Prill 2024

Republika e Kosovës do të PARAQITET nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët dhe vranësira të lehta në të gjithë territorin KU më të dukshme vranësirat do të jenë në zona veriore dhe veriperëndimore POR nuk priten reshje. Po ashtu; pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e lehta të jenë dominante. Ndërkohë; Temperaturat e ajrit do të MBETEN kostante në mëngjes POR do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2 gradë C vlera më e ulët deri në 18 gradë C vlera maksimale në rang territorit. Era; do të paraqitet mesatare dhe hera – herës e fortë duke arritur shpejtësi maksimale mbi 40  km/h nga drejtimi permanent Verior

Masat ajrore të qëndrueshme do të diktojnë kushtet e motit në të gjithë republikën e MV duke sjellë kthjellime dhe vranësira kalimtare KU më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat perëndimore – jugperëndimore të MV. Orët e pasdites; do të shtojnë vranësirat në pjesën më të madhe të MV POR nuk priten reshje. Parashikohet që kjo situatë e qëndrueshme atmosferike të na shoqërojë deri mëngjesin e së martës. Përsa i përket: Temperaturave të ajrit do të qëndrojnë kostante në vlerat e mëngjesit POR rriten në vlerat e mesditës duke u luhatur nga 2°C minimalja deri në 20°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë 24–orëshit duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor.

Nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike do të PARAQITEN gadishulli Ibertik, gadishulli i Ballkanit, brigjet e Egjeut si edhe brigjet e detit të zi KU moti i kthjellët dhe temperaturat relativisht të larta do të jenë dominante NDERSA e gjithë pjesa tjetër e kontinentit Europian do të dominohet nga masa ajrore të paqëndrueshme KU vranësirat dhe reshjet do të jenë prezente. Konkretisht; Ishujt Britanikë si edhe Europa Qëndrore do të dominohen nga rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere KU problematike situata do të jetë në Britani, Hollandë e Belgjikë. Përsa i përket; Europës Lindore do të mbizotërohet nga shira intensivë duke sjellë përmbytje në shumë rajone të saj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments