Territori i Kosovës përgjatë gjithë të enjte; do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat herë pas here do të gjenerojnë reshje shiu e dëbore; kryesisht në zonat veriore dhe veriperëndimore të republikës së Kosovës. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut e dëborës; Temperaturat e ajrit do të pësojnë 3 gradë rënie gjatë mëngjesit POR edhe mesdita sjell rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 16°C. Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë 24-orëshit duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi Verior.
Pjesa më e madhe e territorit të MV parashikohet që të jetë nën dominimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë mbizotërim të vranësirave dhe shirave në ët gjithë MV; Më të dendura vranësirat dhe shirat paraqiten në zonat perëndimore dhe veriperëndimore duke sjellë edhe rrebeshe afat-shkurtra shoqëruar me stuhi të frota ere. Ndërsa; reshje dëbore priten në zonat Lindore dhe verilindore të MV. Përsa i përket; Temperaturave të ajrit do të pësojnë një tjetër rënie gjatë vlerave minimale POR edhe maksimumet do të ulen ndjeshëm duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 18°C. Ndërkohë parametri i Erës do të jetë kryesisht i lehtë POR hera herës mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 40 km/h nga drejtimi verior – veriperëndimor.
Kalimi i një sistemi frontesh nga Antlantiku drejt veriperëndimit të kontinentit me ndikim deri në Europën Qëndrore; do të sjellë kushte të paqëndrueshme atmosferike në; gadishullin Skandinav, Ishujt Britanikë si edhe pjesën më të madhe të Qëndrës së kontinentit KU reshjet e dendura të shiut dhe stuhitë e forta të erës do të jenë mjaft problematike. Po ashtu; me reshje të dendura shiu e dëbore si edhe erëra të fuqishme do të PARAQITET gadishulli i Ballkanit NDERSA nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave relativisht të larta do të jenë; gadishulli Iberik, brigjet e detit Egje si edhe pjesërisht Europa Perëndimore.