Sunday, November 24, 2024
HomeAKTUALITETShqipëria Moti-E Shtunë, 30 Mars 2024

Shqipëria Moti-E Shtunë, 30 Mars 2024

Territori Shqiptar do të paraqitet; nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike KU moti i kthjellët dhe relativisht i ngrohtë do të dominojë në zonat e ulëta dhe përgjatë vijës bregdetare NDERSA me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të karakterizohen zonat malore. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të herë pas- herëshme në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE si në mëngjes EDHE në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4 °C vlera më e ulët në Pukës deri në 26 °C vlera më e lartë në rang territori KU do të shënohet në qytetin e Fierit dhe Sarandës. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim i ulët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments