Kushtet e qëndrueshme atmosferike; do të diktojnë motin në repubikën e Kosovës, duke bërë që alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të jenë dominante. Pritet që kthjellimet të jenë më prezente gjatë paradites në një pjesë të mirë të vendit; ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin prezencë të vranësirave në të gjithë territorin e Kosovës. Problematike mbeten, ngrica në akset rrugore nga temperaturat disa gradë nën zero. Persa i përket; vlerave termike; do të bien sërisht në mëngjes POR rriten në mesditë duke u luhatur nga -8°C deri në 6°C. Era do të fryjë mesatare POR herë pas here e fortë duke arritur shpejtesinë maksimale 55 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor.
Masat ajrore të qëndrueshme vijojnë ndikimin e tyre në MV duke sjellë mot të kthjellët dhe vranësira të shpeshta KU më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore të MV. Parashikohet që; Kjo situate e qëndrueshme atmosferike të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet shtim i vranësirave dhe lagështirës në ajër në pjesën më të madhe të territorit të republikës së MV, megjitjhatë nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE sërisht në vlerat minimale Por rriten maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga -8°C minimalja deri në 6°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor.
Rajoni i Balltikut si edhe Europa Veriore do të PARAQITEN nën mbziotërimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke bërë që reshjet e dëborës dhe ngricat të jenë prezente përgjatë gjithë-24 orëshit. PO ashtu; kalimi i një sistemi frontal nga Antlantiku i Veriut drejt Europës Qëndrore do të sjellë vranësira dhe reshje shiu e dëbore POR në sasi të pakta NDERSA moti i kthjellët POR relativisht i ftohtë do të mbizotërojnë në; Europën Jugperëndimore, Gadishullin e Ballkanit, brigjet e detit Egje dhe brigjet e detit të zi.