Tuesday, November 26, 2024
HomeAKTUALITETShqipëria Moti-E Shtunë,16 Dhjetor 2023

Shqipëria Moti-E Shtunë,16 Dhjetor 2023

Orët e para të mëngjesit do të jenë nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të pakta të shiut e dëborës në zonat malore POR duke filluar që nga mesdita dhe në vijim pritet përmirësim i dukshëm i situatës së reshjeve POR temperaturat do të jenë sërisht të uëlta për shkak të masave të ftohta polare që kanë mbërritur në gadishullin e Ballkanit. Parashikohet që nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të ftohtë të mbetet Shqipëria deri mëngjesin pas-ardhës. Prania e lagështirës së lartë në ajër do të bëjë që i ftohti të ndjehet edhe më shumë. Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërisht rënië në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -3°C më e uleta deri në 12°C më e larta në rang vendi. Era do të fryjë e forte me shpejtësi 60 km/h në sipërfaqen e tokes dhe mbi 80 në det të hapur me drejtim, verior dhe verilindor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 6 ballë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments