Gjatë orëve të paradites; Republika e Kosovës do të paraqitet nën dominimin e vranësirave mesatare dhe lokalisht të dendura duke sjellë reshje KU më së shumti do të jenë rrebeshe; Parashikohet që pjesa e dytë e ditës dhe në vijim; të shtojë reshjet e shiut në të gjithë territorin e Kosovës; në shumë zona reshjet do të jenë në formë shtrëngate, shoqëruar me stuhi të forta ere ; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në vlerat minimale POR ulen maksimumet duke u luhatur nga 7°C vlera minimale deri në 21°C maksimalja në rang territori. Era do të fryjë mesatare POR herë pas-here e fortë me shpejtësi maksimale deri në 50 km/h nga drejtimi Verior.
Do të PARAQITET republika e Maqedonisë së Veriut nën mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që; vranësirat dhe reshjet e shiut të jenë prezente; më të theksuara në zonat Perëndimore dhe Veriperëndimore të MV; Pjesa e dytë e ditës do të shtojë intensitetin e reshjeve ne të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut KU shirat do të jenë me intensitet mesatar dhe lokalisht intensivë; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në vlerat minimale POR ulen maksimumet duke u luhatur nga 8°C vlera minimale deri në 23°C vlera maksimale në rang territori. Ndërkohë; Era do të fryjë mesatare deri e fortë në mbrëmje duke arritur shpejtësinë mbi 50 km/h nga drejtimi permanent Verior.
Një qendër e fuqishme ciklonare e zhvilluar në brigjet Veriperëndimore të Europës me ndikim deri në Qendër të saj; do të sjellë vranësira dhe shira të dendur në ishujt Britanikë; Europën Qëndrore si edhe pjesërisht gadishullin Apenin; Po ashtu; gadishulli Iberik dhe gadishulli i Ballkanit do të përfshihen nga vranësira dhe rrebeshe shiu; herë pas here priten edhe mini-stuhi ere; NDERSA masat ajrore të qëndrueshme do të diktojnë kushtet atmosferike përkatësisht në; gadishullin Skandinav; rajonin e Balltikut si edhe brigjet e Detit të zi KU moti i kthjellët do të jetë dominant.