Depërtimi i masave ajrore të paqëndrueshme do të vijojnë ndikimin e tyre në vendin tonë; duke sjellë vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu përgjatë ulësirës perendimore si edhe reshje dëbore në të gjithë zonën malore përgjatë shtrirjes Lindore; Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin dobësim të ndjeshëm të intensitetit të reshjeve në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në orët e mëngjesit POR vijojnë njësoj maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 0°C vlera më e ulët deri në 16°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë e fortë si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi Jugor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 5 ballë.