Një sistem frontal do të përfshijë pjesërisht Ballkanin duke sjellë kushte të paqëndrueshme të motit edhe në Republikën e Kosovës; për pasoje; vranësirat dhe reshjet e dëborës do të jenë dominante KU më të dukshme priten në zonat veriore dhe veriperëndimore; gjatë orëve të pasdites do të ketë shtim të reshjeve të shiut dhe dëborës në të gjithë territorin e Kosovës. Në shumë akse rrugore do të kenë ngrica të theksuara; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në orët e mëngjesit dhe mesditës duke u luhatur; minimalja -3°C dhe maksimalja do të ngjitet deri në 8°C. Era do të fryjë e lehtë; POR herë pas here e fortë duke arritur shpejtesinë maksimale 40 km/h nga drejtimi permanent Jugor
Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të përfshijnë të gjithë republikën e MV duke sjellë vranësira dhe reshje shiu e dëborë gjatë paradites; Më të theksuara reshjet do të paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore; Pjesa e dytë e ditës do të vijojë nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve në të gjithë territorin e Republikës së MV POR sasia e tyre do të jetë e pakët; Përsa i përket: Temperaturave të ajrit do të pësojnë RRITJE si në vlerat minimale edhe ato maksimale duke u luhatur nga -1°C minimalja deri në 8°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë paradite POR forcohet pasdite duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 40 km/h nga drejtimi Jugor.
Një sistemi i fuqishëm vranësirash që ka përfshirë brigjet Juglindore të kontinentit do të diktojë kushte të paqëndrueshme atmosferike përkatësisht në brigjet e Detit të zi duke sjellë reshje të dendura shiu si edhe stuhi të forta ere; Po ashtu; me reshje dëbore si edhe temperatura të ulëta do të vijojë situata meteorologjike në; Europën Veriore dhe atë Lindore NDERSA motit i kthjellët POR i ftohtë do të mbizotërojë në gadishullin Iberik; gadishullin Apenin si edhe pjesërisht në gadishullin e Ballkanit; situatë kjo si pasojë e masave ajrore të ftohta dhe të thata me origjinë kontinentale.